Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Lajçak njofton për takimin mes delegacioneve të ekspertëve të Kosovës e Serbisë për targat

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për takimin e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë  lidhur me targat e automjeteve.

Ai përmes rrjetit Twitter bëri të ditur se ky është takimi i dytë mes palëve.

“Delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë janë takuar sot për takimin e dytë të Grupit Punues për Targat në Bruksel. Delegacionet u angazhuan në mënyrë konstruktive dhe vazhduan shkëmbimin e mendimeve”, shkroi Lajçak.

Ai tutje inkurajoi palët të gjejnë një zgjidhje të përhershme për të mirën e qytetarëve.

Kosova dhe Serbia aktualisht janë duke mbuluar simbolet shtetërore në tabelat e automjeteve me anë të stikersave në bazë të marrëveshjes së fundit me ndërmjetësim të BE-së në muajin tetor, kurse brenda 6 muajsh pritet të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme për dy palët.

Qeveria jep detaje për takimin e sotëm të Brukselit për çështjen e targave