Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Lajçak nga 15 deri më 17 shtator do jetë në Kosovë

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (PSBE) për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të udhëtojë nesër në Kosovë. Kështu është bërë e ditur nga Zyra e Bashkimit Evropian.

“Gjatë vizitës së tij nga 15 deri më 17 shtator, ai do të takohet me udhëheqës politikë, parlamentarë, komunitetin ndërkombëtar, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe mediave, si dhe të rinj”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së.

Sipas komunikatës, Lajçak do të diskutojë gjendjen e zbatimit të marrëveshjes së dialogut dhe rrugën përpara në negociatat për marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit.