I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak
Lajçak nesër vjen në Kosovë
I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, nesër, më 6 shtator 2024 pritet të vizitojë Kosovën.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
Ai tha se “vizita është në kuadër të dialogut”.
Më 01.09.2024 Lajçak, ka paralajmëruar një vizitë në Prishtinë për të përgatitur rundin e ri të dialogut në nivel kryenegociatorësh.
Në një postim në Facebook, Lajçak shkroi se pas një ndalese të shkurtër në Bruksel, do të niset për në Bled për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit dhe në Prishtinë.
“Pas një ndalese të shkurtër në Bruksel, do të nisem për në Bled për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit dhe në Prishtinë, për të përgatitur takimin e radhës të kryenegociatorëve” – tha Lajçak më 01.09.2024.
Lajçaku ishte në Kosovë më 18.06.2024, ku është takuar me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, por jo me Kurtin pasi ky i fundit nuk ndodhej në Kosovë.