Lajçak në ShBA, flet me zyrtarë amerikanë për përparimin e dialogut Kosovë-Serbi

Për tre ditë me rashë, i dërguari i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak qëndroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajçak njoftoi se gjatë takimeve në Uashington diskutoi për përparimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sapo përfundova vizitën time tre-ditore në Uashington DC. Patëm një numër konsultimesh intensive dhe produktive për bashkëpunimin tonë BE-SHBA në Ballkanin Perëndimor dhe rrugën përpara në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Në ShBA po qëndron në një vizitë edhe kryeministri kosovar, Albin Kurti.

‘Mesazhi’ që po përcjell vizita e gjatë e Kurtit në Amerikë