Takimi Mirosllav Lajçak - Besnik Bislimi - 18.06.2024 - Foto: ZKM

Lajçak në qeveri, nis takimi me Bislimin

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka mbërritur në objektin e Qeverisë së Kosovës mëngjesin e sotëm më 06.09.2024.

KALLXO.com merr vesh se tashmë është duke u zhvilluar një takim mes tij dhe zëvendëskryeministrit për dialog, Besnik Bislimi.

Më 01.09.2024 Lajçak, ka paralajmëruar një vizitë në Prishtinë për të përgatitur rundin e ri të dialogut në nivel kryenegociatorësh.

Në një postim në Facebook, Lajçak shkroi se pas një ndalese të shkurtër në Bruksel, do të niset për në Bled për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit dhe në Prishtinë.

“Pas një ndalese të shkurtër në Bruksel, do të nisem për në Bled për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit dhe në Prishtinë, për të përgatitur takimin e radhës të kryenegociatorëve” – tha Lajçak më 01.09.2024.

Lajçaku ishte në Kosovë më 18.06.2024, ku është takuar me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, por jo me Kurtin pasi ky i fundit nuk ndodhej në Kosovë.