Kurti dhe Lajçak

Lajçak në Kosovë, pritet takimi me Kurtin

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, nga sot nis një vizitë zyrtare në Kosovë.

Sot, rreth orës 17:00, siç merr vesh KALLXO.com, pritet të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Sipas një njoftimi të zyrës së BE-së në Kosovë, Lajçak gjatë vizitës dyditore pritet të takohet me përfaqësues politikë në vend, përfaqësuesve ndërkombëtarë, të biznesit e mediave.

Qëllimi i kësaj vizite, siç është thënë, është diskutimi i zbatimit të marrëveshjes së dialogut dhe rrugën përpara në negociatat për marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit.

Sipas informacioneve që ka KALLXO.com, pas takimit nuk është paraparë deklarim për media.

Lajçak nga 15 deri më 17 shtator do jetë në Kosovë

www.kallxo.com