Lajçak në Kosovë, nis takimin me Kurtin

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, ka arritur në zyrën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Pas këtij takimi nuk do të ketë konferencë për media.

Lajçak do të qëndroj në Kosovë nga 27 deri më 29 qershor ku do ti takoj edhe përfaqësuesit e partive parlamentare.

Përveç takimit me Kurtin, Lajcak gjatë kësaj vizite do të takohet me liderë të partive kryesore opozitare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

Zyra e BE-së në Prishtinë kishte njoftuar se gjatë qëndrimit në Kosovë, Lajçak planifikon të vizitojë edhe Prizrenin dhe veriun e Kosovës.

Lajçak nesër në Kosovë, takohet me Kurtin dhe liderët e partive opozitare