Lajçak në Gjermani, flet për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi

I emëruari i Posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se për këtë proces, ka biseduar me krerë të institucioneve të Gjermanisë.

Lajçak ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit të tij në Berlin, ka folur për rëndësinë e rifillimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë më 12 korrik.

“Pata diskutime të thella me presidentin Steinmeier, Ministrin e Jashtëm Heiko Maas dhe këshilltarin e kancelares [Merkel] për Politikë të Jashtme, Hecker, në Berlin. Fola rreth dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, rëndësisë e dialogut të parë të nivelit të lartë më 12 korrik, pas Samitit të Parisit më 10 korrik”, ka shkruar ai në Twittër.

 

Në anën tjetër, kryeministri Avdullah Hoti po qëndron për vizitë zyrtare në Paris të Francës.

Vizita e Hotit në Francë, i paraprinë takimit mes tij dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, që do të rinisë më 12 korrik.