Miroslav Lajcak - Foto: Fatrion Ibrahimi

Lajçak: Mirëpresim vendimin për shtyrje, presim që të hiqen barrierat menjëherë

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë e mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës që të shtyhet implementimi i reciprocitetit për një muaj.

Lajçak ka thënë se BE pret që të gjitha pengesat të hiqen menjëherë.

“Borrell ka ftuar Kosovën dhe Serbinë që të angazhohen në dialog në rrugën përpara. Mirënjohës ndaj ambasadorit amerika në Kosovë për përkrahjen e plotë”, ka shkruar Lajçak.

Qeveria e Kosovës pas takimit me ambasadorin amerikan ka deklaruar se jep zotimin që të shtyhet zbatimi i dy vendimeve të reciprocitetit deri me datën 1 shtator 2022, nga momenti në ditën e hënë, 1 gusht 2022, kur do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës.

 

LIVE – Zhvillimet e fundit në veri