Lajçak kundër korrigjimit të kufijve

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në një intervistë për agjencinë e lajmeve APA, ka deklaruar së korrigjimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë nuk kontribuon në stabilitetin në rajon.

Lajçak edhe përmes një postimi në “Twitter” e ka përsëritur qëndrimin e tij ndaj korrigjimit të kufijve.

“Javën e kaluar kam folur për APA për dialogun e ndërmjetësaur nga Bashkimi Evropian, që synon të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo duhet të jetë në linjë me të drejtën ndërkombëtare dhe t’i kontribuojë stabilitetit në rajon. Ideja e korrigjimit të kufijve e bën të kundërtën”, ka shkruar Laçaku.

Kujtojmë se përfaqësuesi i lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ditë më parë, në një intervistë për gazetën “Koha Ditore” nuk tha se kundërshton shkëmbimin e territoreve në mes dy vendeve.