Lajçak ‘kërkon’ përfshirje të grave në ekipe negociuse, thotë se ekipi i tij ka 3 gra e 1 burrë

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se pjesëmarrja e grave në tavolinën e bisedimeve sjellë një perspektive tjetër të procesit të dialogut.

“Për mua është e dukshme që gratë e sjellin një perspektive tjetër, gratë janë më partiake. Duhet t`i bashkojmë pikat, negociata, shoqëria civile, parlament. Në kapacitetin tim mund t`i them dy gjëra, sepse unë nuk i emëroj ekipet negociatore, njëherit të apeloj në publik për më shumë gra dhe gjëja e dytë që mund ta bëjë të jetoj sipas shembullit të ekipit tim i cili ka 3 gra dhe një burrë”- tha ai.

Këto deklarime emisari i BE-së i bëri në në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku po diskuton në panele me gra që kanë qenë negoaciatore në procese të ndryshme ku janë nënshkruar marrëveshjeje të paqes.

Në këtë panel është edhe ish-kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri e cila i tha emisarit të BE-së se marrëveshja finale duhet të përfshi njohjen reciproke, pa formulime dy kuptimshe.

Në Prishtinë sot dhe nesër do të mbahet Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili organizohet  nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, mbështetur nga EULEX-it.

Në kuadër do të zhvillohen 16 panele, në të cilat do të diskutohet çështje të ndryshme që lidhen me ndryshimin e arkitekturës së sigurisë, përfaqësimin e grave, të rinjtë dhe përballje e tyre me të kaluarën, rolin e parlamenteve, drejtësinë tranzicionale, rolin e medias dhe të shoqërisë civile, dhunën ndaj grave, ndryshimet klimatike dhe fuqizimi ekonomik i grave, gratë në sektorin e sigurisë dhe atë të teknologjisë informative etj.