Lajçak flet pas takimit Kurti - Vuçiq: Nuk ishte i lehtë

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në një konferencë për media pas takimit Kosovë-Serbi, tha se takimi me kryeministrin, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk ishte i lehtë.

“Sot pas 9 muajsh ka vazhduar dialogu Kosovë-Serbi. Ne kemi filluar një kapitull të ri derisa ky ishte takimi i parë me Albin Kurtin dhe nuk ishte një takim i lehtë por ishte i rëndësishëm që ndodhi”, tha Lajçak.

Sipas tij, të dy liderët, Kurti dhe Vuçiq kishin synime të qarta se çka duan në dialog.

“Është e rëndësishme për BE-në që të dyja palët ishin të pajtimit që njohja e ndërsjellët mes dyja vendeve dhe të normalizojnë marrëdhëniet përmes dialogut. Procesi i dialogut do të vazhdojë deri në fund të korrikut BE, dhe qytetarët e Kosovës dhe Serbisë kanë pritshmëri nga të dy liderët të kalojnë të kaluarën dhe të fokusohen në të ardhmen evropiane”, tha i dërguari i BE-së.

Sot në Bruksel është zhvilluar rundi i ri i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Ky ishte takimi i parë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Presidenti serb ka deklaruar se ka pasur biseda të ashpra më Kurtin, ndërsa ky i fundit tha se nga katër propozime për temat në dialog, tri i janë refuzuar.

Kurti: Nga katër propozime, tri na u refuzuan

.