Takimi mes Lajçakut dhe Besnik Bislimit; Foto: Mirosllav Lajçak në Twitter

Lajçak flet me Besnik Bislimin për dialogun Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, gjatë një takimi në Bruksel me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi.

“Shkëmbim i thellë, i gjerë, por mbi të gjitha shumë i dobishëm me Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, në lidhje me dialogun – historinë, aktualitetin dhe rrugën si do ecet përpara” ka shkruar Lajçak në Tëitter.

Kryeministri Albin Kurti sot ka udhëtuar për në Bruksel së bashku me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla për të takuar presidentin e Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe përfaqësuesin për politike të Jashtme, Josep Borrell.