Foto: REL/Reuters

Lajçak: Është hartë zyrtare e BE-së, aty është vija që ndan Kosovën nga Serbia

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka reaguar lidhur me reagimet që erdhën pasi u shfaq afër një harte ku Kosova paraqitej brenda kufijve të Serbisë.

Ai përmes rrjetit Twitter tha se imazhi i hartës në intervistë ka qenë i paqartë dhe ka ndarë një foto nga afër të kësaj harte e cila sipas tij është hartë zyrtare e BE-së.

“Derisa harta në zyrën time në një imazh të paqartë gjatë intervistës sime ka shkaktuar disa keqkuptime, sot, unë po e ndaj një foto të saj nga afër. Është një hartë zyrtare e BE-së e Ballkanit Perëndimor. Kosova është atje dhe po ashtu vija që ndan Kosovën nga Serbia”, ka shkruar Lajçak.