Lajçak: Edhe një hap drejt normalizimit, sot u diskutua mbi pretendime financiare dhe pronën

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka njoftuar se është bërë edhe një hap drejt normalizimit ku u diskutua mbi pretendimet financiare dhe prona.

Në këto negociata është bashkuar për herë të parë kryenegociatori i ri serb Petar Petkoviq.

“Sot kemi bërë një hap tjetër drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit duke zhvilluar një rreth të dytë bisedimesh mbi pretendimet financiare dhe pronën. Ishte hera e parë që kryenegociatori i ri serb Petar Petkoviq u bashkua në diskutimet tona. Vazhdon së shpejti”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Qeveria: Nuk pati përafrim në Bruksel për pensionet dhe kadastrin