Foto: REL/Reuters

Lajçak e quan produktiv takimin e ekspertëve Kosovë - Serbi

I emëruari i Posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se bisedimet e dy ditëve të kaluara në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e personave të zhdukur dhe atyre të zhvendosur kanë qenë produktive dhe konstruktive.

Lajçak permes një postimi në Twitter ka thënë se së shpejti pritet raundi tjeter i bisedimeve në mes Beogradit dhe Prishtinës

“Diskutimet politike të kësaj jave në nivelin ekspert mbi personat e zhdukur dhe personat e zhvendosur ishin produktive dhe konstruktive. Mezi presim raundin tjetër të bisedimeve të ekspertëve të Dialogut Beograd-Prishtinë së shpejti”, ka shkruar ai.

Pas 20 muajsh të pezullimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, përfaqësuesit e të dyja vendeve u takuan në Bruksel të enjten e kaluar për të rifilluar procesin e negociatave për normalizimin e marrëdhënieve, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.