Lajçak e fton Hotin në Bruksel

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, pas takimit në Kosovë me kryeministrin Avdullah Hoti ka thënë se e respekton rolin kushtetues të Qeverisë së Kosovës në procesin e negociatave me Serbinë.

Lajçak shtoi se kryeministrit Hoti i ka sjellë një ftesë për të vizituar Brukselin.

“Sapo patëm një takim shumë produktiv. I informova për planin tim për dialogun. Unë e respektoj rolin kushtetues të Qeverisë në dialog. E vlerësoj që dialogu i ndërmjetësuar është top prioriteti i Qeverisë”, tha ai.

Zyrtari i BE-së ka shtuar se do që Kosova të ecë përpara në këtë rrugëtim evropian dhe se sipas tij, kjo nuk mund të bëhet nga askush pos nga BE.

“Ky dialog i lehtësuar nga BE ështe duke hyrë në vitin e 10 dhe ka sjellë rezultate për qytetarët e Kosovës”, theksoi ai.

Hoti tregon se çka bisedoi me Lajçakun për dialogun me Serbinë

.