Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Lajçak: Dialogu Kosovë – Serbi, sfida më e madhe në Ballkan

I Dërguari i BE-së për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak vlerëson se ky proces është sfida më e madhe dhe e rëndësishme në Ballkan.

“Sepse nuk ka të bëjë vetëm me këto dy shtete, serbët dhe shqiptarët që jetojnë në çdo vend të Ballkanit. Marrëdhënia Kosovë-Serbi ndikon në bashkëpunimin rajonal, prandaj është e rëndësisë strategjike” .

“Dialogu, natyrisht është një çështje e ndjeshme si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. Sidoqoftë, dialogu për zgjat për më tepër se një dekadë dhe ka pasur zgjidhje të mira e konkrete. Dialogu nuk ka alternativë dhe kjo konfirmohet nga krerët e Kosovës dhe Serbisë dhe është kyc për normalizimin e marrëdhënieve evropiane dhe për progres  në rrugën e tyre evropiane”, ka thënë Lajçak.

Lajçak për mediumin boshnjak Buka, transmeton RTK, ka thënë se nga takimi radhës në Bruksel mes palëve pritet që të dilet me rezultate.

“Sot, jemi në situatë që të kemi liderë me mandat të fortë si në Beograd dhe Prishtinë. Ata kanë forcën për të ardhur me zgjidhje dhe ne jemi në fazën e negociatave e cila është mënyra më e mirë për të ecur përpara. Liderët e shteteve janë takuar në qershor dhe korrik në Bruksel dhe ne jemi gati për herën tjetër. Jemi duke punuar që në atë takim të ketë vendime konkrete. Ky dialog nuk është i lehtë, por që ekziston dhe besoj se do të shohim së shpejti rezultate konkrete”.

“Eskalimi nuk është në interes të asnjërës palë. Bashkësia ndërkombëtare është e qartë kur thotë se nuk ka alternativë për dialogu dhe se nuk ka devijime. Ne presim angazhim serioz dhe aktiv nga Kosova dhe Serbia. Ne gjithashtu kemi dokumente që thonë se edhe partnerët janë të vetëdijshëm për këtë”.