Lajçak deklarohet pas takimeve me Bislimin e Petkoviqin
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se në takimin e sotëm është diskutuar për rrugën për zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit.
Pas përfundimit të takimeve, emisari evropian ka thënë se diskutimet do të vazhdojnë.
“Kam pritur kryenegociatorët e Kosovës Besnik Bislimin dhe të Serbisë, Petar Petkoviq për një rund tjetër të takimeve të dialogut në Bruksel. Ne diskutuam rrugën përpara për zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe synuam të qartësojmë çështjet e hapura. Diskutimet do të vazhdojnë”- ka shkruar ai në Twitter.
I hosted the Chief negotiators of Kosovo @BislimiBesnik and Serbia @PetkovicPetar for another round of Dialogue meetings in Brussels. We discussed the way forward on the implementation of the 27 February Agreement and aimed to clarify open questions. Discussions will continue. pic.twitter.com/QjtHgeeBDF
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 15, 2023
Në Bruksel është mbajtur rundi i ri i dialogut mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Takimi nuk ka dhënë asnjë rezultat, megjithëse, sipas pjesëmarrësve, janë diskutuar një sërë temash.
Ky rund bisedimesh kishte fokus zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe aneksit të saj.