Lajçak: Çështja e personave të zhdukur është urgjente

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka vizituar Qendrën Burimore të Personave të Zhdukur dhe ka thekuar se zgjidhja e fatit të tyre është urgjente.

Emisari Lajçak, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se çështja e më shumë se 1 mijë e 600 personave ende të zhdukur është urgjente.

“Zgjidhja për fatin e më shumë se 1600 personave ende të zhdukur është urgjente. Të gjithë të dashurit, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, meritojnë që t’iu mbyllet çështja. Kjo është arsyeja pse unë vizitova Qendrën e Dokumentacionit, u takova me Qendrën Burimore të Personave të Zhdukur dhe mora pjesë në shfaqjen e “Water and Candles”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Lajçak dje ka arritur në Kosovë ku do të qëndroj deri më 29 qershor.

Lajçak ka zhvilluar takim me kryeministrin Albin Kurti. Përveç takimit me Kurtin, Lajcak sot ka zhvilluar takim me liderin e PDK-së Memli Krasniqi dhe pritet të zhvilloj takime edhe me liderë të partive kryesore opozitare.

Lajçak në Kosovë, nis takimin me Kurtin

Krasniqi takon Lajçakun, kërkon që dialogu me Serbinë të mbyllet me njohje reciproke