Aleksander Vuçiq, Johannes Hahn dhe Miroslav Lajcak - Foto: BETA

Lajçak bisedon me Vuçiqin për dialogun Kosovë-Serbi dhe COVID-19

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka bërë të ditur se në vazhdën e bisedimeve më liderët politikë të rajonit, ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lajçak në një postim në “Twitter” ka njoftuar se mes tjerash kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi dhe për pandeminë COVID-19.

“Si pjesë e takimeve me liderët politikë të rajonit, bisedova me presidentin Aleksander Vuçiq sot. Kishte bisedime të mira dhe konstruktive në pritshmeritë për dialogut, masat ndaj COVID-19 dhe për ndihmën nga Bashkimi Evropian dhe për ekonominë. Mezi pres të punojmë së bashku me partnerët e mi për të gjithë njerëzit në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar i dërguari i BE-së.