Lajçak bisedon me Vjosa Osmanin, Lutfi Hazirin dhe Fatmir Limajn

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka bërë të ditur se sot ka biseduar me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin, nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Hazirin dhe kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn.

Lajçak ka deklaruar se kanë pasur bisedë kontruktive lidhur me përgatitjet për rifillimin e dialogut.

“Duke vazhduar afrimin tim për rajonin, bisedova me Vjosa Osmanin, Lutfi Hazirin dhe Fatmir Limaj sot. Patëm biseda konstruktive dhe të dobishme për përgatitjet për rifillimin e dialogut dhe situatën në Kosovë. Mezi presim të punojmë së bashku për të mirën e të gjithë njerëzve në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai në Twitter.