Lajçak arrin në Kosovë

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është pritur në Kosovë në aeroportin ushtarak nga shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Michele Risi.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media të KFOR-it.

“Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Mirosllav Lajçak u mirëprit me të ardhur në aeroportin Ushtarak të Prishtinës nga Shefa e Zyrës së BE-së në Kosovë, Ambasadorja Nataliya Apostolova dhe nga Komandanti i misionit të NATOs KFOR-it Gjeneral Major Michele Risi. NATO vazhdon të mbështesë dialogun e lehtësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet më tej.

Lajçak sot erdhi në Kosovë nga ushtria zvicerane. Ai do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrin, Avdullah Hoti dhe kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Kjo vizitë e tij në Kosovë është për herë të parë, pasi që ai u emërua nga Këshilli i BE-së më 3 prill, si i dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi.

Presidenti Thaçi skeptik për takimin me Lajçak

.