I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak

Lajçak: Akuzat se BE është kundër hapjes së Urës apo ka ndryshuar qëndrim janë mashtruese

Përfaqësuesi special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka shkruar se BE vazhdimisht theksoi se çështja e hapjes së Urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë duhet të diskutohet në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

“Akuzat se Bashkimi Europian është kundër hapjes së Urës apo ka ndryshuar qëndrim janë mashtruese” – shkroi Lajçak në platformën “X”.

Tutje ai thotë se imponimi i një vendimi kundër vullnetit të qytetarëve nuk kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve.

“Qeverisja e mirë”, sipas tij mirëkupton çështjet e ndjeshme për minoritetet.

Diskutim se si të implementohet marrëveshja për hapjen e Urës, ka paralajmëruar Lajçak për takimin e radhës në Bruksel.

Kurti: Ura duhet të hapet, do të vazhdojmë koordinimin me partnerët

SHBA ka ndarë me presidenten Osmani vlerësimet e rrezikut për ushtarët amerikanë

Kur do të hapet Ura e Ibrit? – Qëndrimet e pushtetit qendror dhe atij lokal

Departamenti amerikan i Shtetit: Hapja e urës së Mitrovicës në këto momente do të rriste gjasat për dhunë