Lahi Ibrahimaj mori mbi 30 mijë euro subvencione nga Ministria e Bujqësisë (DOKUMENT)

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinës, Lahi Brahimaj ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit se ka marrë mbi 30 mijë euro nga Ministria e Bujqësisë për subvencionim.

Lahi Brahimaj po ashtu ka deklaruar se nga shitja e grurit ka fituar 31 mijë e 834 euro.

Sipas raportit të AKK-së, paga mujore e Brahimajt është 652 euro.

Pasuria e paluajtshme e UD drejtorit të AUV është gjithsej 430 mijë euro pasuri të paluajtshme.

Ai ka deklaruar se ka dy shtëpi banimi, njëra nga të cilat është kullë guri e vjetër rreth 100 vite.

Brahimaj ka thënë se këto dy shtëpi janë trashëgimi familjare dhe pronë e përbashkët e 4 vëllezërve.

Vlera totale e këtyre shtëpive është deklaruar të jetë 300 mijë euro.

Sa i përket pasurisë së luajtshme, sipas raportit të AKK-së, Brahimaj ka pasuri në vlerë 24 mijë e 470 euro.

Ai ka deklaruar se ka një orë dore në vlerë pesë mijë euro, me prejardhje të pasurisë nga familja dhe se gjithashtu ka një Makinë Mercedes 350 në vlerë 19 mijë e 470 euro.

Në anën tjetër, Brahimaj para të gatshme të mbajtura në institucione financiare i ka gjithsej 243 euro e 99 cent në Raiffeisen Bank.

Ndërsa, detyrime financiare ndaj personave juridik dhe financiar, pra kredi, UD Drejtori i AUV i ka 70 mijë euro.

Daja i Ramush Haradinajt punësohet në Agjencinë e Kryeministrisë