Çezme - Foto: KALLXO.com

Lagjja "Sofalia" nesër tërë ditën pa ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se lagjja “Sofalia” e kryeqytetit nesër do të mbetet tërë ditën pa ujë të pijshëm.

Sipas Ujësjellësit, ndërprerja e furnizimit me ujë është rezultat i ndërprerjes së furnizimit me rrymë që është paralajmëruar nga KEDS.

“Të nderuar konsumatorë të lagjes ” Sofalia ” në Prishtinë, ju njoftojmë se ditën e nesërme, 28 dhjetor 2020, e hënë do të ketë sërish ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike nga KEDS, duke filluar nga ora 09:00-21:00. Andaj, kjo ndërprerje e energjisë elektrike mund të ndikojë edhe në ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm”, njofton KUR “Prishtina”.