Lagjia ‘Kodra e Trimave’ në Prishtinë e mbushur me mbeturina (FOTO)

Aq mbeturina ka në një pjesë të lagjes së ‘Kodra e Trimave’ të Prishtinës, sa ajo mund të konsiderohet si një deponi e tyre. Pirgje të bërllokut, të shpërndara në hapësirë të madhe, shpesh edhe duke u djegur, rrezikojnë seriozisht shëndetin e qytetarëve të këtij lokaliteti.

Një qytetar i kësaj ane, ka dërguar fotografi dhe video në adresë të KALLXO.com, në të cilat shihet një hapësirë e madhe në lagjen ‘Kodra e Trimave’ në rrugën për Podujevë, e mbushur me mbeturina.

Në fotot e dërguara, aty shihet se mbeturinat kanë filluar të djegën, ndërsa nuk dihet se sa kohë është e pa pastruar ajo pjesë.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.