Lagjia 'Kalbaria' në Prishtinë mbetet pa ujë dy orë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se banorët e lagjes “Kalabria” do të mbeten sot pa ujë për dy orë.

Kjo pasi sipas njoftimit, po bëhet sanimi i një dëmtimi në rrjet.

“Për shkak të sanimit të një dëmtimi në rrjet në lagjen ‘Kalabria’ në Prishtinë, kjo lagje do të mbetet pa ujë deri sot në orën 12:00, (gjithsej 2 orë). Faleminderit për mirëkuptim!”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Ditë më parë edhe banorët e një pjesë të lagjes “Bregu i Diellit” patën mbetur pa ujë, për shkak të një dëmtimi në rrjet të ujësjellësit.