Foto: KALLXO.com

Lagjet e Prishtinës që nesër do të mbesin pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nesër disa lagje të kryeqytetit do të mbesin pa ujë për shkak të disa punimeve.

Pa furnizim me ujë të pijshëm gjatë ditës së nesërme do mbesin këto zona: lagjja Pejton, lagjja Dardania pjesërisht, një pjesë te kompleksi “Qafa”, pjesë e objekteve banesore poshtë rrugës “Ahmet Krasniqi” në lagjen Arbëri, një pjesë e lagjes Lakrishte dhe një pjesë e vogël lagjes Kalabria në rr. “Tahir Zajmi”, në Prishtinë.

“Pasojë e amortizimit të linjave, jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë për ti hapur rrugë ndërhyrjes së ekipeve të mirëmbajtjes. Punimet do të zhvillohen në linjën DN 300 mm material AC, në rrugën “Luan Haradinaj”  në Prishtinë ”, thuhet në njoftim për media.