Laboratori i drogës në veri të Mitrovicës, më 12 shkurt 2023 Pamjet: Policia e Kosovës

Laboratori i drogës i zbuluar nga Policia në Mitrovicën e Veriut - VIDEO

Policia e Kosovës ka realizuar sot një operacion policor anti-drogë në Mitrovicën e Veriut, nga i cili janë zbuluar tri laboratore të drogës dhe janë arrestuar dy persona të nacionalitetit serb.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bëri të ditur se bashkëpronari i njërit nga laboratorët të drogës të shkatërruar kishte sulmuar Policinë e Kosovës në Urën e Bistricës muajin e kaluar.

Ndërsa publikoi pamje edhe të laboratorit të dytë të zbuluar sot në kuadër të operacionit policor.

Policia e Kosovës ndërkaq njoftoi se operacioni policor i koduar me emrin “Shpata” është realizuar në 3 lokacione.

Sipas tyre, në 3 laboratore me bimë narkotike, janë zbuluar dy laboratore me rreth 1,200 bimë narkotike, si dhe laboratori i tretë (pa bimë) me pajisje të sofistikuara për kultivim të bimëve narkotike në të.

Njësitet policore deri në këtë fazë kanë arritur të arrestojn 2 persona të dyshuar të nacionalitetit serb, përderisa të gjitha veprimet tjera policore në proces po ndërmerren dhe do të ndërmerren ne bashkërendim me organet e drejtësisë, u tha në njoftim.