Labinot Tahiri kërkon nga KEDS ta ndërrojë shtyllën elektrike ose do ta ndërrojë ai vetë

Ish- deputeti, Labinot Tahiri, përmes një video në Facebook tregon për gjendjen e një shtyllë elektrike në rrugën “Elbasani” në Ferizaj.

Ai thotë se kishte premtuar para disa jave që nëse KEDS nuk e largon këtë shtyllë atë do ta largojë vetë, si dhe thotë se është duke negociuar për gjendjen e kësaj shtylle.

Ai shton se “kam kërkuar nga zyrtarët e KEDS -it në qendër në Prishtinë por edhe këtu që urgjente është gjendja e saj dhe duhet me u largu për arsye të rrezikshmërisë së fëmijëve tanë”.

Por ata nuk kanë vepruar asgjë, sipas ish-deputetit Tahiri.

KALLXO.com ka dërguar pyetje në KEDS rreth këtij problemi dhe është në pritje të një përgjigjeje.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës thekson se “unë kam punë të tjera personale si dhe aktivitete  të tjera dhe kjo shtyllë është më e vogla por rrezikshmëria e kësaj shtylle për jetën e fëmijëve është shumë e lartë”.

“Unë po e paralajmëroj KEDS që ta heqë këtë shtyllë”, thotë Labinot Tahiri.

Ai shprehet i gatshëm që ta paguajë një shtyllë të tillë vetëm që KEDS të vijnë e ta ndërrojnë.

Tutje ai e komenton gjendje e rrugës duke thënë se shtylla dhe bërlloku janë pamje skandaloze.

“E lus urgjent KEDS që ta ndërrojë këtë shtyllë. Nëse KEDS nuk e ndërron këtë shtyllë unë do të organizoj komplet lagjen dhe do ta bllokojmë këtë rrugë derisa të ndërrohet kjo shtyllë”, thotë ai.

E tutje Labinot Tahiri  i drejtohet KEDS se “jeni tu ba hajgare me qytetarë dhe me këtë vend”.

https://www.facebook.com/LabinotTahiriOfficial/videos/1403336663178543/