FOTO: Opera e Kosovës/Facebook.

'LA TRAVIATA' e Verdit do të shfaqet në Prishtinë

Opera e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë do të shfaqet produksioni i parë i  veprës “LA TRAVIATA” nga Opera e Kosovës në bashkëpunim me Operën Shtetërore bullgare të Stara Zagorës, Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë dhe Filharmonisë së Kosovës.

Sipas këtij njoftimi kjo premierë do të mbahet më 15 dhe 17 dhjetor të këtij viti.

Sipas ueb-faqes së Operës Kombëtare Angleze,”La traviata” tregon historinë e dashurisë tragjike mes kortezanes Violetta dhe romantikit Alfredo Germont.

“I luajtur kundër hipokrizisë së shoqërisë së modës së klasës së lartë, dashuria e Alfredos dhe Violetës kërcënon të turpërojë familjen e tij” – përshkruhet në njoftim.