Ky është personi i cili po dyshohet për vrasjen e qytetarit rom pas luftës

KALLXO.com mëson se Bujar Bajraktari është personi i arrestuar sot nga Prokuroria e Pejës në lidhje me vrasjen e qytetarit rom gjatë vitit 1999.

Bajraktari u arrestua pasi po dyshohet lidhur me vrasjen e pjesëtarit të komunitetit rom nga komuna e Klinës, 21 vite me parë, pas përfundimit të luftës në Kosovë.

Ai është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Kundër tij, sipas njoftimit të Prokurorisë, është kërkuar masa e paraburgimit.

I arrestuari për vrasje të pasluftës, i dyshuar për vrasjen e një qytetari rom në Klinë

Prokuroria Themelore e Pejës dhe Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë kanë bërë të ditur se sot rreth orës 10:00, në komunën e Klinës, me autorizim të prokurorit të shtetit, është arrestuar nga hetuesit rajonalë në mbështetje të Njësitit për Reagim të Shpejtë një person i dyshuar për një rast të vrasjes në vitin 1999 (pas luftës).

I dyshuari pas arrestimit është intervistuar nga hetuesit rajonalë dhe ai me aktvendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.

Sektori Rajonal i Hetimeve i Policisë së Kosovës në Pejë për të dyshuarin ka parashtruar kallëzim penal në Prokurorinë e Pejës.

Ky rast në Prokurorinë e Pejës ka qenë në rastet e shënjestruara të vrasjeve të pasluftës të ndodhura në kompetencën territoriale të këtij institucioni, thuhet në komunikatën e përbashkët të Policisë dhe Prokurorisë.

Arrestohet një person për vrasje të pasluftës