Ky është orari i ri i qarkullimit në Kosovë për shkak të CoVid-19

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit, ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për ndërmarrjen e masave për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së virusit CoVid-19 ka ndryshuar orarin e “orës policore”.

Sipas këtij vendimi ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve private gjatë orës 17:00-06:00.

Vendimi nuk do vlejë përveç nevojave mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim dhe barna për njerëz dhe kafshë/shpezë), dhe për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhim të pandemisë (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga këta sektorë: shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore);

Gjithashtu  ndalohet qarkullimi i qytetarëve në zonat (sheshet) e hapura të qyteteve të Republikës së Kosovës, përveç banorëve të këtyre zonave dhe personave të autorizuar nga organet përkatëse;

Në vendim thuhet se barnatoret e licencuara në Republikën e Kosovës ushtrojnë veprimtaritë e tyre prej orës 06:00-17:00.

Pas orës 17:00 veprimtaria e tyre do të organizohet përmes kujdestarisë. Barnatoret kujdestare do të përcaktohen nga Ministria e shëndetësisë/AKPPM  në koordinim me Odën e Farmacistëve të Kosovës (OFK) dhe komunat përkatëse/autoritetet komunale;

Qeveria e Kosoës thekson se shkelësit e këtyre masave të përcaktuara me këtë Vendim do të ndëshkohen sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Deri më tani në Kosovë, janë konfirmuar 88 raste me coronavirus, kurse 1 person ka vdekur dhe 1 është shëruar.