Milaim Zeka - Arkiv

Ky është numri i votave që partia e Milaim Zekës mori nga diaspora

Partia Euroatlantike e Kosovës e ish-deputetit Milaim Zeka nuk i ka siguruar votat për të hyrë në Parlamentin e ri.

Kjo parti është votuar shumë pak nga diaspora.

Sipas rezultateve të numërimit të 13.241 votave nga jashtë Kosovës, PEK e Milaim Zekës ka marrë vetëm 14 vota.

Kështu, Partia Euroatlantike hyn në mesin e partive apo koalicioneve me më së paku vota.

Një votë më shumë se partia e Zekës nga diaspora ka marrë Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, PREBK.

Kurse, Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës ka marrë 25 vota nga votat e rregullta të ardhura nga jashtë.

Subjektet që kanë marrë më pak vota se PEK e Milaim Zekës janë: Fjala – 11 vota, kandidati i pavarur Esmir Kasi – 7, Stranka Demokratske Akcije dhe Kosova Demokratik Turk Partisi nga 4.

Ky është rezultati përfundimtar nga numërimi i votave të diasporës

Ka subjekte që nuk e kanë marrë asnjë votë nga votat e ardhura nga jashtë, e ato janë: Lista Serbe, Iniciativa Qytetare e Gorës, Kosovaki Nevi Romani Partia,  Partia e Bashkuar Gorane, Partia e Pavarur Liberale (Samostalna Liberalna Stranka), koalicioni “Liria” (Sloboda), Lëvizja për Gorën (Pokret za Gora), dhe Partia e Serbëve të Kosovës (Partija Kosovskih Srba).

KALLXO.com ka transmetuar LIVE numërimin e votave nga jashtë Kosovës.