CoVid-19 - Të shëruar

Ky është numri i të shëruarve nga coronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 49 persona nga COVID-19.

Numri i personave të shëruar deri më sot ka shkuar në 14 mijë e 666 persona.

Ndërsa numri i rasteve aktive është 1 mijë e 572 raste.

Deri më tani janë infektuar me COVIVD-19, 16 mijë e 891 persona, ndërsa kanë vdekur 653 persona nga COVID-19.