Lajm i Fundit, Coronavirus

Ky është numri i pacientëve të shëruar në 24 orët e fundit nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shëruar edhe 201 pacientë nga virusi COVID-19.

Sipas njoftimit të IKShPK, numri i të shëruarve në total deri më tani ka arritur në 6,817 raste, ndërsa numri i rasteve aktive është 3,932.

Po ashtu IKShPK-ja, janë konfirmuar edhe 142 raste pozitive, ndërsa janë raportuar për 8 raste të vdekjeve, në 24 orët e fundit.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 45 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Prizren 8 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Istog 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Viti”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.