Liqeni i Batllavës - Foto: KALLXO.com

Ky është moti në Kosovë për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat për 24 dhe 25 qershor 2022 do të lëvizin ndërmjet 13 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26 deri 30 gradë Celsius.

Sipas Institutit të premten do të ketë mot stabil ndërkaq në vikend me shi.

“Do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm. Të premten mot më stabil derisa në vikend sërish mot jostabil me shi, shkarkime rrufesh dhe stuhi lokale. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi perëndimit dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftimin e IHK.

IHK ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në orët e pas ditës, stuhia kishte përfshirë një territor të izoluar në fshatin e Babushit Komuna e Lipjanit me ç’rast ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në shkollën e mesme të ulët “Ernest Koliqi” të këtij fshati.

“Kulmi i shkatërruar dhe shumë drunj të thyer u panë në oborrin e kësaj shkolle”, përfundon njoftimi.