Foto: KALLXO.com

Ky është mitralozi që u vendos në autoblindat e Policisë së Kosovës gjatë ditës së sotme

Policia e Kosovës prej ditës së djeshme është vendosur në Jarinjë pas një vendimi të Qeverisë së Kosovës, i cili obligon të gjithë shtetasit e Serbisë që të vendosin targa të përkohshme në automjete.

Sot gjatë ditës, Policia e Kosovës ka ekspozuar edhe mitralozët, të cilët i ka vendosur në automjetet e blinduara.

Mitralozi ‘The Browning M2.50 Caliber Machine Gun’, është një mitraloz automatik, me hapësirë lehtë të rregullueshme, i transportueshëm nga ekuipazhi me sasi të kufizuar municionesh në distanca të shkurtra.

Sipas military.com, duke ripozicionuar disa nga pjesët përbërëse, municioni mund të mbushet nga ana e djathtë dhe e majtë.

Kjo lloj arme mund të montohet në tokë dhe shumicën e automjeteve si armë anti-personel dhe armë kundërajrore.

Arma po ashtu është e pajisur me pjesë të pasme që ngjan me gjethet, shtypës të ndezjes dhe pjesën rezervë.

Komponentët e saj të bashkangjitur janë M63 dhe M3.

 

Foto: KALLXO.com

Pamje – Për herë të parë Policia e Kosovës ekspozon mitralozët