BKS

Ky është lloji i ngjitësit që do të vendoset për identifikimin e veturave të paregjistruara

Byroja Kosovare e Sigurimeve ka prezantuar ngjitësin (stikerin) i cili do të vendoset në dritare për evidentimin e veturave të paregjistruara.

Në këtë ngjitës do të jetë një QR kod që me skanimin e tij do të prezantohen të dhënat e veturës.

BKS ka njoftuar se ngjitësi do të jetë falas për qytetarët dhe ata nuk do të paguajnë diçka shtesë.

Ky projekt që është memorandum në mes BKS, BQK-së dhe Ministrisë së Infrastrukturës do të nis implementimin nga sot.