Ky është kamioni ku u sekuestruan 300 kg kokainë në Portin e Durrësit

Ky ëhstë kamioni ku autoritetet doganore të Portit të Durrësit, kanë sekuestruar rreth 300 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Sikurse mund të shihet në video kamioni është duke u parkuar në port, ndërsa droga është gjendur në një ndarje poshtë automjetit, pranë gomave.

Po ashtu, është arrestuar në flagrancë edhe drejtuesi i mjetit me të cilin po transportohej lënda narkotike.

Shoferi i kamionit është një shtetas nga Maqedonia e Veriut dhe drogën e kishte fshehur ne trupin e automjetit.

Droga ka qenë e ndarë në pako me logo të ndryshme duke filluar nga ajo me tigër, Paris, Chigago Bulls apo edhe Dior. oranews