Ky është futbollisti më i mirë i javës në Kosovë sipas FFK-së

Futbollisti i Drenicës, Kreshnik Uka është shpallur futbollisti i javës në kuadër të javës së nëntë në Superligën e Kosovës në Futboll.

Sulmuesi 26 vjeçar, ka qenë njëri ndër futbollistët kryesorë për ekipin  e Drenicës. Ai këtë javë arriti që të shënoj dy gola kundër Ferronikelit, në takimin që Drenica e fitoi me rezultat 4 me 0.

Pas kësaj fitore Drenica gjendet në pozitën e parë në tabelë me gjithsej 17 pikë të grumbulluara pas  nëntë xhirove të zhvilluara.

Ky çmimi jepet pas zhvillimit të ndeshjeve në bashkëpunim midis Federatës së Futbollit të Kosovës dhe BKT-së.

Kreshnik Uka
Foto: FFK