Foto: REL/AFP/Reuters

Ky është delegacioni i Kosovës që do të udhëtojë të hënën në Washington

Këtë të hënë më 31 gusht, ekipi Qeverisë së Kosovës do të niset për në Washington për takimin e datës 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë me palën serbe.

KALLXO.com merr vesh se ekipi i Kosovës në këtë takim do të përbëhet prej 8 personave, përfshi kryeministrit Avdullah Hoti.

Përveç Avdullah Hotit, në Ëashington do të jenë edhe dy zëvendëskryeministrat Driton Selmanaj e Albulena Balaj Halimaj.

Poashtu do të udhëtojnë edhe dy ministra të Qeverisë Hoti.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla, Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi si dhe Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi.

Koordinatori për dialog, Skender Hyseni poashtu do të jetë prezent si dhe shefja e kabinetit të kryeministrit Ardita Dushi.

Partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe PDK e kanë refuzuar ftesën e Avdullah Hotit për t’u takuar.

Takimi i 27 qershorit mes palës kosovare dhe asaj serbe në Washington kishte dështuar për shkak të ngritjes së propozim-aktakuzës ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit nga ana e Gjykatës Speciale pak ditë para takimit.