Ilustrim

Ky është 19 vjeçari që po e kërkon Policia lidhur me grabitjet e fundit në Prishtinë - FOTO

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka publikuar detaje rreth një personi i cili po kërkohet në lidhje me grabitjet e fundit në kryeqytet.

Forcat e rendit kanë publikuar edhe fotografi të të dyshuarit ndërsa sipas njoftimit bëhet fjalë për një të ri, Riad Sopjani, 19 vjeç.

Ky është njfotimi i plotë:

Referuar rasteve të fundit të grabitjeve, Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, ka ndërmarrë të gjitha masat policore në drejtim të hetimit, identifikimit, marrjes e përpunimit të informacioneve të rëndësishme dhe ka realizuar operacione të bastisjeve e të kërkimit për grupe dhe  individ të veçantë të përfshinë në këto raste.

Së këndejmi veprimet e lartcekura policore kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarit:

Riad Sopjani, 19 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin dyshohet me bazë të jetë përfshirë në kryerjen e grabitjeve që po hetohen nga ana e policisë.

Ky i dyshuar aktualisht në arrati, është shpallë në kërkim nga ana e policisë andaj inkurajojmë  të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e tij, apo çfarëdolloj informacioni tjetër që do ti kontribuonte kapjes së tij, t’ ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192, apo në çfarëdo forme tjetër.