Kuvendi i Kosovës - Arkiv

Kuvendi zgjodhi bordin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur bordin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Selvete Grajqevci Pllana është zgjedhur kryesuese e bordit me më së shumti vota – 60, ndërsa anëtarët e tjerë të këtij bordi janë: Jahir Gashi, Gani Kastrati, Gani Maliqi dhe Rrezarta Pushkolli Makolli.

76 deputetë kanë marrë pjesë në votim ndërsa në garë kanë qenë 15 kandidatë për pesë vende të lira, Mendin Bojaxhiu, Qamil Suka, Gani Maliqi. Rrezarta Pushkolli-Makolli, Shaqir Rexhepi, Atifete Zuma, Ibush Luzha, Selvete Grajqevci-Pllana, bexhet Byqytqi, Jahir gashi, Gani Kastrati, Brahim Krasnhqi, Bexhet nimani, Zenel Zelfija dhe Bajram Hoixha.

Mandati i bordit është pesëvjeçar.