Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kuvendi zgjedh Enver Pecin gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur kandidatin Enver Peci gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Peci ka marrë 66 vota të deputetëve në raundin e parë të votimeve në seancën e sotme të Kuvendit.

Pas këtij votimi, Kuvendi ia propozon Preisdentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, emrin e Enver Pecit për gjyqtar në Kushtetueses.

“E propozojmë si Kuvend, Enver Pecin i cili ka marrë 66 vota, minimumi ka qenë 58 vota, ne ia propozojmë Presidentes së Kosovës për emrin sis gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, Enver Pecin”-ka thënë kreyari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Kuvendi në rend të ditës ka propozimin e  dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Për përzgjedhjen e kandidatit të dytë, deputetët do të votojnë për të dytën herë, pasi në raundin e parë përveç kandidatit Enver Peci, katër kandidatët tjerë nuk i kanë marrë votat e mjaftueshme.

Për dy pozita të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese, Kuvendit i janë propozuar gjithsej pesë kandidat.

Dukagjin Abdyli, Enver Peci, Bardh Bokshi, Flamur Mrasori dhe Valon Hasani janë kandidatët e propozuar nga komisioni përkatës.

Në votim kanë marrë pjesë 87 deputetë, 3 fletëvotime të pavlefshme. Ndërsa votat e deputetëve pas votimit të fshehtë janë ndarë: Dukagjin Abdyli 31 vota, Enver Peci 66 vota, Bardh Bokshi 35 vota, Flamur Mrasori 24 vota dhe Valon Hasani 2 vota.

Në raundin e dytë, Kuvendi ka votuar Dukagjin Avdylin, Bardh Bokshin dhe dhe Flamur Mrasorin për një pozitë të gjykatësit në Gjykatën Kushtetuese.

Ne raundin e dytë, asnjëri nga këta kandidatë nuk i kanë marrë votat e nevojshme për tu zgjedhur gjyqtar në Kushtetuese. Te tre kandidatët do ti nënshtrohen edhe raundit të tretë të votimit në Kuvendit, i cili pritet të filloj në ora 15:00 pas pauzës së Kuvendit.

Konkursi për dy pozita në Gjykatën Kushtetuese është përsëritur pasi Kuvendi nuk kishte arritur të përzgjedhte kandidatët në maj të këtij viti.

Me 5 maj 2022, në seancën e Kuvendit, asnjëri nga kandidatët nuk kishte arritur të marrë votat e mjaftueshme, dhe  konkursi për këto pozita është rishpallur.

Dështon zgjedhja e dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, do të shpallet konkurs i ri