Kuvendi vazhdon seancën të hënën

Kuvendi i Kosovës e ka përfunduar debatin për shqyrtimin në lexim të parë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.03/L-256.

Mirëpo për këtë pikë nuk ka pasur kuorum që të hidhet në votim.

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbëri Nagavci, tha se pikat e mbetura të seancës së sotme do të diskutohen të hënën e ardhshme në orën 10:00.

Në seancën e sotme, Kuvendi nuk ka arritur që të kalojë në parim as disa projektligje të tjera, për shkak të mungesës së kuorumit.