Kuvendi vazhdon seancën, në rend dite votimi i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së

Kuvendi i Kosovës sot nga ora 10:00 pritet të vazhdojë me seancën plenare, ku në rend dite është edhe votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

Ky proces i votimit të këtij projektligji nuk u arrit në seancën e kaluar pasi nuk pati numër të mjaftueshëm të deputetëve.

Misioni i OSBE-së në Kosovë, dje  përmes një komunikate i ka bërë thirrje Qeverisë dhe Kuvendit që t’i rishqyrtojnë dispozitat e projektligjit për Mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së të cilat do të cenonin lirinë e shprehjes.

Rendi i ditës i seancës së sotme:

  1. Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së,
  2. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Këshillit Gjyqësorë të Kosovës,
  3. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e fakulteteve juridike të Republikës se Kosovës,
  4. Zgjedhja e Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit,
  5. Zgjedhja e shtatë (7) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
  6. Shqyrtimi i Propozim-Vendimit për caktimin e pagës së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
  7. Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë për miratimin e Buxhetit të këtij Komisioni,
  8. Propozimi i GP të LVV për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.