Kuvendi vazhdon seancën, në rend dite edhe votimi i rezolutës për të pagjeturit

Kuvendi i Kosovës sot do të vazhdojë seancën plenare, e cila ka mbetur në gjysmë nga java e kaluar.

Seanca është thirrur për në orën 10:00.

Në këtë seancë, mes tjerash në rend dite është edhe votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca me kryeministrin Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes së LVV-së, Saranda Bogujevci, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, për çështjen “Trajtimi i dëmshëm i temës së të pagjeturve në zotimet e 4 shtatorit, duke e kushtëzuar me personat e zhvendosur”.

Pikërisht për këtë çështje, javën e kaluar në Kuvend pati një përplasje mes deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë diskutimeve për personat e pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.

Më poshtë e gjeni të plotë rendin e ditës e vazhdimit të seancës:

  1.  Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovë, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Saranda Bogujevci, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, për çështjen “Trajtimi i dëmshëm i temës së të pagjeturve në zotimet e 4 shtatorit, duke e kushtëzuar me personat e zhvendosur”,
  2.  Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-033 për të Drejtën Ndërkombëtare Private,
  3.  Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-027 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-008 për Këshillin Ekonomiko-Social,
  4.  Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-028 për Inspektoratin e Punës,
  5.  Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-038 për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike,
  6.  Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-012 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-073 për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.03/L-256,
  7.  Shqyrtimi i Raportit të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2019,
  8.  Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2019,
  9.  Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, për raportin e auditimit të Pasqyrave Vjetore Financiare të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për vitin 2019,
  10.  Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Komisionit Rregullator të Prokurimit Publik për vitin 2019,
  11.  Shqyrtimi i Raportit Vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019,
  12.  Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2019,

16.    Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar.