Kuvendi vazhdon nesër debatin për pagat në sektorin publik

Nesër në ora 14:00 deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të zhvillojnë debatin parlamentar në lidhje me pagat në sektorin publik.

Kuvendi ndërpreu punimet e seancës së sotme pas dakordimit mes shefave të grupeve parlamentare që ky debat i kërkuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të vazhdojë nesër.